Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Prishtinë e Prizren

Policia e Kosovës

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Prishtinë dhe Prizren.

Në Prishtinë rastin e ka lajmëruar nëna e të miturës duke bërë të ditur se vajza ka dalë nga shtëpia më 17 tetor dhe nuk është kthyer më. Ajo ka bërë të ditur se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq në Prizren, një nënë ka raportuar se vajza saj e mitur ka dalë nga shtëpia më 18 tetor dhe  nuk është kthyer më.

Ankuesja me 20.05.2025 ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.