Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Drenas, njëri i mitur

Dy persona janë arrestuar në Drenas, me dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda.

Të dyshuarit me inicialet A.U., 32-vjeçar dhe G.S. 17-vjeçar, vjedhjet dyshohet se i kanë bërë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024 në lokacione të ndryshme.

17-vjeçarit i është sekuestruar një armë dhe disa pajisje pune që dyshohet se janë vjedhur.

Image

Ata janë dërguar në mbajtje.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për armëmbajtje pa leje dhe së paku gjashtë raste të vjedhje të rënda. Numri i personave të arrestuar për këto raste arrin në 3 pasi që për të njëjtat raste, me datën 04.01.2024, është arrestuar i dyshuari E. H mashkull 19 vjeç”, thuhet në njoftimin policor.