Dy të rinj janë arrestuar për kryerjen e disa vjedhjeve të rënda në Drenas.
Policia ka thënë se pas hetimeve ka identifikuar E.J. 18 vjeç dhe E.F. 17 vjeç si të dyshuar për së paku shtatë raste të vjedhjeve të ndodhura kohëve të fundit në zonën e Drenasit.
Po ashtu, është arrestuar një i mitur për një vepër tjetër në rajonin e Mitrovicës.
“Ndaj personave të dyshuar: - E.J, mashkull, 18 vjeç dhe - E.F, mashkull, 17 vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëjtat vepra është intervistuar edhe i dyshuari i tretë V.S, i mitur, i cili është arrestuar për një vepër tjetër në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë.
-
Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Skenderaj
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve