Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për hyrje në sistem kompjuterik dhe mashtrim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
Sipas njoftimit nga Policia, të dyshuarit përmes platformave online dhe thirrjeve telefonike kanë arritur të mashtrojnë qytetarë në shtete të ndryshme.
Gjatë aksionit, si prova materiale janë sekuestruar 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 llaptopë, 4 USB, 48 mijë e 700 euro para të gatshme, si dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Bastisje në Prishtinë e Suharekë, dy të arrestuar dhe mijëra euro të sekuestruara
-
Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave
-
Sekuestrohen nëntë automjete, dyshohen se u përfituan përmes mashtrimit kompjuterik
-
Arrestohen dy persona, mashtruan se posedonin kriptovaluta dhe përfituan 12 mijë euro