Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Po ashtu janë bastisur dy lokacione në fshatin Samadraxhë të Suharekës dhe tri lokacione të tjera në Prishtinë.
Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar mbi 48 mijë euro para të gatshme, dhjetë vetura në vlerë rreth 1 milion euro si dhe pajisje elektronike të cilat sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore, pritet të shërbejnë si prova në këtë rast.
“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth një (1) million euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale. Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy (2) persona dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen pë kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
Ndaj të dyshuarve do të paraqitet kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Arrestohen dy persona në Suharekë për mashtrim online, sekuestrohen para dhe vetura
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë