Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës i ka arrestuar pesë persona, me dyshimin se kanë qenë të përfshirë në trafikim armësh.
Të arrestuarve S.S., S.S., E.XH., SH.D. de SH.J., iu bastisën shtëpitë dhe pronat, e në cilësi të provave janë sekuestruar 20 kallashnikovë, 20 karikatorë, 2 automjete, 6 telefona dhe dokumente relevante.
Sipas autoriteteve, operacionet janë kryer në rajonin e Mitrovicës Jugore dhe në Prishtinë, në 5 lokacione të ndryshme, ndersa të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale dhe sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.



-
Policia arreston disa persona në një operacion në Prishtinë
-
Arrestohen 10 persona për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij