Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar operacion gjithëpërfshirës në nëntë lokacione në Prishtinë, çka ka rezultuar me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.
Sipas njoftimit, operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale.
“Janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar; një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Janë arrestuar disa persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Të dyshuarit janë proceduar më tej.
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë
-
Bastisje në Prishtinë e Klinë, sekuestrohen disa armë dhe arrestohen tre persona
-
Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjeti armë
-
Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri