Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., pasi dyshohet se ka kultivuar bimë të kanabisit në afërsi të shtëpisë në Viti.
Rasti ka ndodhur më 29 gusht të këtij viti, ku ai dyshohet se i ka kultivuar nëntë bimë “canabis sativa” me gjatësi prej 80-210 centimetra, e që i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore që të pandehurin ta shpallë fajtorë.
“Sipas aktakuzës, në komunën e Vitisë, më datë 29 Gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë (9) bimë narkotike ‘Canabis Sativa’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.