Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Podujevë, pas një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë.
Sipas policisë, më 6 korrik 2026, njësitë policore realizuan një plan taktik, gjatë të cilit identifikuan dhe lokalizuan dy të dyshuar. Ata u kapën në flagrancë duke u përkujdesur për një plantacion me gjithsej 201 bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit janë marrë mostrat e nevojshme për ekzaminim, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është shkatërruar në vendin e ngjarjes.
Policia ka kryer edhe dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve. Gjatë kontrollit në njërën prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me 1.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Të gjitha provat materiale janë fotografuar dhe konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
-
18 bimë kanabisi të mbjella në shtëpi, arrestohet i dyshuari
-
Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis në pyllin e një fshati në Podujevë
-
Kultivuan kanabis në mes të arës me misër në Podujevë, katër të arrestuar
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 9 personave për kultivim të kanabisit në Kliqinë e Sferkë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Isniq për kultivim dhe posedim të lëndëve narkotike