Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar në Isniq për kultivim dhe posedim të lëndëve narkotike

dorge

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Isniq në Komunën e Deçanit për shkak të kultivimit dhe posedimit të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Pejë, të dyshuarit janë arrestuar gjatë një operacioni policor.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar: shtatë bimë narkotike të kultivuara, 28.6 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe  pajisje të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur për përpunimin e substancave.