18 bimë kanabisi i ka gjetur të mbjella Policia në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Kanabisi dhe një sasi marihuane u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis
-
Gjendet një tendë me bimë kanabisi të mbjella në një shtëpi në Leposaviq
-
Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Zbulohen 100 bimë të dyshuara kanabisi në një arë me patate në Rahovec