Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur edhe një aktakuzë për “krime lufte kundër popullatës civile”. Të premten, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj E.B., i cili dyshohet se ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e 16 shqiptarëve në fshatin Staradran të Istogut më 8 maj 1999.
E.B. e ka kryer veprën për të cilën dyshohet në bashkëpunim me persona të tjerë polico-ushtarakë serbë.
“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e gjashtëmbëdhjetë (16) civilë të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Staradran të komunës së Istogut”, thuhet në njoftim.
Materiali tani i ka kaluar Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë - paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, vijon njoftimi.
-
I ngrihet aktakuzë një serbi, mori pjesë në vrasjen e 19 shqiptarëve gjatë luftës
-
Arrestohet një boshnjak në Istog për krime lufte
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Vushtrri
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë