Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën mbrëma, se ka arrestuar të pandehurin me inicialet E.B, i nacionalitetit boshnjak, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ishte me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.
“Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ’Krim i Luftës kundër popullatës civile’, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit te Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë ndaj serbit që dyshohet se gjatë luftës kontribuoi në vrasjen e 16 shqiptarëve në Istog
-
Arrestohet edhe një serb, i dyshuar për krime lufte në Istog
-
Një muaj paraburgim boshnjakut që dyshohet për krime lufte në Istog
-
Arrestohet në Istog një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë
-
Edhe në rigjykim Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krimet e luftës në Saradran