Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.GJ, i nacionalitetit serb, nga fshati Vitomiricë e Pejës, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.
I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe me datë 07.05.1999 fillimisht e rrethuan fshatin Ozdrim, e pastaj filluan një ofensive ushtarako-policore duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç ‘rast u vranë 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë.
“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
I pandehuri gjendet në paraburgim.
-
Aktakuzë ndaj serbit që dyshohet se gjatë luftës kontribuoi në vrasjen e 16 shqiptarëve në Istog
-
Gjorgjeviqi akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e tre civilëve dhe zhdukjen e shtatë të tjerëve
-
Aktakuzë për krime lufte ndaj Milojko Gjorgjeviqit, dyshohet për vrasjen e tre civilëve në Zveçan
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë
-
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Millorad Gjokoviq