Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën kundër dy të pandehurve me inicialet B.N. dhe D.M. për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Në njoftim thuhet se ata kanë keqpërdorur detyrën nga viti 2011 deri më 2018 në Aeroportin e Prishtinës.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i mundësuar OE ‘TCN’ nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar
-
Aktakuzë për konflikt interesi dhe keqpërdorim të pozitës
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Pallatit të Rinisë” për keqpërdorim të 137 mijë eurove
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren