Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B. për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., gjatë vitit 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në komunën e Gjilanit, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke anashkaluar interesin e institucionit, ku në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues ‘’Livadhet e Arapit’’, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore për dy kompani ndërtimi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe të njëjtit t’i shqiptojë edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
-
Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve për “keqpërdorim të detyrës” në Klinë
-
Aktakuzë tre zyrtarëve të Deçanit për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”
-
Arrestohet ish-drejtori i Urbanizmit në Gjilan
-
Katër zyrtarë të arrestuar në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës
-
Aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit për lëshim të lejes ndërtimore