Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Malishevë-Rahovec, në afërsi të rrugës që çon për në fshatin Zatriq të Rahovecit.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, në Gjakovë Nysret Xhurkaj ka bërë me dije se në aksident janë të përfshira 3 automjete dhe janë lënduar 7 persona, të cilët sipas tij jashtë rrezikut për jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Gjurkajt të lënduarit janë dërguar në emergjencat e Gjakovës dhe Prizrenit.
Njëra nga veturat e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare, në pronësi të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Legjenda: Pamje nga aksidenti, video e dërguar nga një lexues i KOHËS