Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Aksidenti mes tri veturave ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00, e zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i ka thënë KOHËS se ekipet e komunikacionit rrugor janë në vendngjarje.
“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘Shkodrani’ në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete”, ka thënë Elezaj.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.