Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Rahovec, tre të lënduar

Policia

Foto: Ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, e të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor, derisa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën ‘UÇK’ në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.