Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sontme në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një traktor. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm