Një aksident trafiku në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Arrestohet i dyshuari për aksidentin me lëndime të rënda në Prizren
-
Aksident trafiku në Prizren, motoçiklisti në gjendje kritike
-
Aksident mes dy biçiklistëve në Prizren, njëri dërgohet në QKUK e tjetri në mbajtje
-
Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prizren, një i lënduar