Kronikë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me lëndime të rënda në Prizren

Aksident

Ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar si shkaktar i aksidentit me lëndime të rënda mes dy veturave në Prizren të mërkurën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët dhe një pasagjer.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.