Një person ka marrë lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në Prizren mes një veture dhe një motoçiklete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur në rrugën ‘Tahir Sinani’ mes një veture e një motoçiklete, lëndime të rënda ka marrë motoçiklisti dhe ai është transportuar në QKUK në Prishtinë.
“Sot më datë 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin”, tha Bytyqi për KOHËN.
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Arrestohet i dyshuari për aksidentin me lëndime të rënda në Prizren
-
Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, një i arrestuar
-
Një i lënduar në aksidentin mes motoçikletës dhe kamionit në Prishtinë