Një aksident i rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku të përfshirë ka të vdekur e të lënduar.
Aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në një autostradë në Zyrih, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se një autobus plot me pasagjerë, ku udhëtonin edhe 2 shqiptarë, është përplasur për një muri.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur një person dhe janë plagosur 44 të tjerë, mes këtyre të fundit edhe 2 shqiptarët.
Të gjithë janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët e autobusit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në 04:15, ku autobusi sapo kishte lënë Zyrihun.
Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin.
Autoritetet vendase po hetojnë shkaqet e aksidentit.