Ka shkuar në dy numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë në Tiranë që ndodhi të mërkurën. Dy të vdekurit janë shtetas egjiptianë, ndërsa të dy ishin në betonierën që u ra nga mbikalimi, raporton “Euronews Albania”.
Në aksident ka mbetur i lënduar edhe një person, që ishte drejtues i një veture Audi me të cilën u përplas betoniera para se të binte nga lartësia.
Ndërkohë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar shqiptar, drejtuesi i mjetit “Foristrade” që u përfshi në aksident.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.
Aksident i rëndë në Tiranë, betoniera bie nga lartësia, dyshohet për një të vdekur
Një person dyshohet se ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë, ku një betoniere ka rënë nga lartësia, raporton “Top Channel”.
Edhe
Tre persona vdesin në aksident në Durrës
Betoniera është kthyer përmbys pasi ka rënë nga mbikalimi dhe ka zënë poshtë një mjet tjetër.
Dyshohet se ka humbur jetën shoferin i betonierës dhe ka marrë lëndime shoferi i një veture Audi me të cilin betoniera ishte përplasur para se të binte poshtë.
-
Dy të vdekur në një aksident në Podujevë
-
Dy të vdekur nga përplasja e helikopterëve të zjarrfikësve në Greqi
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri