Përditësim, 20:40 - Dy persona kanë humbur jetën kur dy helikopterë të zjarrfikësve janë përplasur të dielën në perëndim të Athinës, ndërsa ishin në aksion për shuarjen e zjarreve.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar për vdekjen e dy personave nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, duke njoftuar se ka vdekur një koordinator grek dhe një pilot danez, transmeton BBC.
Dy anëtarë tjerë i kanë mbijetuar përplasjes.
Dyshohet për dy viktima nga përplasja e dy helikopterëve zjarrfikës në Greqi
Dy helikopterë që merrnin pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve pyjore në zonën e Psathas, në Greqi, u përplasën në ajër gjatë ndërhyrjes.
Pas aksidentit, autoritetet greke mobilizuan menjëherë forcat e kërkim-shpëtimit për ekuipazhet e dy helikopterëve.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa raportohet edhe për dy viktima. Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë një shtetas grek dhe një shtetas rumun.
Edhe
Greqia vazhdon luftën me zjarret pas përplasjes së dy helikopterëve që po hidhnin ujë
Nuk ka indikacione që përplasja të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë hetimet dhe operacioni i kërkim-shpëtimit./ABC News Albania