Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasen dy helikopterë në Greqi gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarreve

Greqi

Foto: Associated Press

Dy helikopterë janë përplasur në Greqi ndërsa po merrnin pjesë në shuarjen e zjarreve në perëndim të Athinës, ka njoftuar shërbimi zjarrfikës të dielën. 

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e gjerë të Psathës, në Atikë.

Helikopterët ishin marrë me qira nga shërbimi zjarrfikës dhe secili kishte një ekuipazh prej dy personash. 

Ata ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës, thuhet në deklaratë.

Aktualisht po zhvillohet një operacion kërkim-shpëtimi.

Lexo përditësimet tjera
Greqi

Greqia lëshon urdhra të rinj evakuimi pasi zjarret përhapen deri pranë Athinës

Autoritetet greke kanë lëshuar tre urdhra të rinj evakuimi të dielën herët, ndërsa zjarret u përhapën...