Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Manzë të Durrësit, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.
Sipas njoftimit policor, automjeti ka humbur kontrollin dhe vetura është përplasur për një shtylle betoni.
Në aksident vdiqën shoferi K.V., 24 vjeç, dhe dy pasagjerët S.B. 26-vjeçare dhe A.M. 15 vjeç.
Në aksident lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë. Një 16-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar
-
Humb jetën një person në një vetaksident në Suharekë
-
Një i vdekur nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në drejtim të Vërmicës
-
Një i vdekur nga aksidenti në Pejë