Një 80-vjeçar në fshatin Kuman të Fierit dyshohet se ka vrarë gruan e më pas veten me pushkë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së martës.
“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, ka njoftuar policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: I dyshuari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët
-
Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren
-
Një grua në Prizren vdes si pasojë e lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj
-
Lushnjë, një person vret nënën e plagos rëndë babanë
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë