Gjendet pa shenja jete një i mitur në Fushë Kosovë

Gjendet pa shenja jete një i mitur në Fushë Kosovë

Leonita Bajrami 11 July 2019 19:14

Një i mitur është gjetur i vdekur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Policia për rajonin e Prishtinës thotë se është njoftuar nga qytetarët për një trup të shtrirë afër një ndërtese dhe pas daljes në vendin e ngjarjes nga ekipet policore dhe mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i mitur.

Flora Ahmeti,  zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme