Një i mitur është gjetur pa shenja jete nga familjarët të premten mbrëma në fshatin Reqan të Prizrenit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 20:30. Viktima, një mashkull kosovar i mitur, është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.
Policia ka nisur hetimet dhe rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.