Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një i mitur është gjetur pa shenja jete pasditen e së mërkurës në një fshat të Gjakovës. 

Policia ka thënë për KOHËN se i mituri dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. 

“Në ora 18:35 nga njësia e Emergjencës është konstatuar vdekja e personit. Dyshohet të jetë i moshës 15-vjeçare”, kanë thënë nga policia. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, dhe rasti në koordinim me prokurorin është iniciuar si “hetim i vdekjes”.