Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të bashkëjetesës jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç në Gjakovë.
Sipas njoftimit, rasti është paraqitur më 17 gusht në stacionin policor, ku i dyshuari është paraqitur së bashku me një vajzë 16-vjeçare.
Policia bën të ditur se e mitura ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me të dyshuarin prej disa muajsh.
Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe pritet të trajtohet më tej nga njësitë e Hetimeve Rajonale.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave apo rrethanat e rastit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.