Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 14-vjeçar në Prizren

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Driton Paçarada

Një 14-vjeçar është therur për vdekje të enjten mbrëma në Prizren. Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se dyshohet se një 17-vjeçar e ka kryer vrasjen, të cilin e ka arrestuar në vendngjarje. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesi kujdestar, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar prova materiale që vërtetojnë kryerjen e veprës penale. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

"Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale "Vrasja e rëndë" dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E nga Policia kanë njoftuar se 14 vjeçi ka vdekur në Spitalin e Prizrenit pasi ishte dërguar për trajtim. 

Edhe Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë” Kronikë Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”

"Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, një mashkull i mitur rreth 15-vjeçar, dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë", njoftoi PK.