TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Prizren'de 14 yaşında bir çocuk öldürüldü.

polis memuru - polis - yaralanma - tutuklama - cinayet

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Tam bildirim:

Prokuroria Themelore në Prizren  - Departamenti për të Mitur, informon opinionin publik se në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes, më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41 min.

Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, hetuesi kujdestar, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, ku janë siguruar prova materiale që vërtetojnë kryerjen e veprës penale. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale "Vrasja e rëndë" dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë.

Prizren Başsavcılığı, Kosova Polisi ile işbirliği içinde, bu olayın tüm nedenlerini ve koşullarını ortaya çıkarmak için yoğun soruşturmalar yürütüyor.