Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është gjetur pa shenja jete një i mitur në Ferizaj.
Trupi i të miturit është dërguar për obduksion në IML. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Rr. Imri Neziri, Ferizaj 19.09.2023-16:46. Viktima mashkull kosovar i mitur është gjetur pa shenja jeta. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.