Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një i mitur në Viti

Kronike - shirit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një i mitur në një serrë afër shtëpisë së tij në mbrëmjen e të shtunës.

Siç është njoftuar nga Policia informatat janë marrë rreth orës 23:33, ndërsa kanë dalë njësitet në vendin e ngjarjes, derisa vdekjen e djalit e kanë konfirmuar mjekët.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, është thënë në raportin e Policisë.