Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.