Kronikë

156 vjet burgim për grupin që grabiti në Aeroportin e Rinasit

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKKO) ka shpallur sot vendimin për dënimin e grupit të grabitësve në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, ka bërë të ditur Tch.

Sipas informacioneve, apeli i GJKKO-së ka dënuar Dash Kupën me 27 vjet burgim, Ernest Kupën dhe Neim Avdylaj me nga 26 vjet, Fatjon Xhyliun me 21 vjet, Dritan Sinanin me 20 vjet dhe Aleksandër Muratajn me 19 vjet.

Ndërkohë Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, si bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuan me nga 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Të gjithë të dënuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Grupi i grabitësve arritën të merrnin 4.6 milionë euro më 9 prill të vitit 2019.

Gjatë grabitjes në Rinas u vra Admir Murataj që dyshohet se ishte truri i supergrabitjes, ku dështoi edhe siguria e Aeroportit.