Showbiz

Dënohet grupi që grabiti bizhuteritë milionëshe të Kardashianit

Kim Kardashian.

Foto: Associated Press

Tetë personat që qëndronin prapa grabitjes multimilion dollarëshe nga hoteli në Paris, ku po qëndronte Kim Kardashian më 2016, janë shpallur fajtorë të premten. Disa prej tyre janë dënuar me burgim.

Udhëheqësi i grupit, Aomar Ait Khedache, u dënua me tetë vjet burgim, pesë nga të cilët u pezulluan.

Shtatë të akuzuarit tjerë po ashtu u shpallën fajtor për organizim të vjedhjes, kidnapim, armëmbajtje e asistim të grabitjes së armatosur.

Shumica e tyre po ashtu u dënuan me burgim, por të gjithë do të lëvizin lirshëm, pasi kanë qëndruar në paraburgim për aq sa u dënuan.

Kim Kardashian, yll amerikan i ‘reality shows’, ka thënë se është falënderuese për autoritetet franceze që siguruan drejtësi për rastin.

Gjatë Javës së Modës në Francë më 2016, Kim Kardashianit i ishin vjedhur bizhuteritë me vlerë prej 10 milionë dollarësh. Ajo ishte lidhur dhe i ishte mbajtur goja e mbyllur nga grupi që kreu veprën.