Kim Kardashian të martën do të dëshmojë kundër banditëve që e lidhën dhe ia mbyllën gojën në dhomën e një hoteli në Paris, duke i marrë bizhuteritë e saj me vlerë prej 10 milionë dollarësh gjatë Javës së Modës në Francë në vitin 2016.
"Ajo është e përkushtuar për të marrë pjesë personalisht në gjyq dhe për t'u përballur me ata që e sulmuan. Ajo do ta bëjë këtë me dinjitet dhe guxim”, kanë thënë avokatët e saj francezë për mediat në Paris, raporton Page Six.
"Ne duam t'i japim të gjithëve mundësinë për të dëgjuar dëshminë e saj me fjalët e saj, kështu që ne nuk do të komentojmë mbi thelbin e asaj që ajo do të thotë”, ka shtuar Leonor Hennerick dhe Jonathan Mattout.
Në cilësinë e dëshmitarit këtë javë në Cour D'Assises në Paris ishte një detektiv francez, i cili i ka thënë gjykatës se si Kardashian, 44-vjeç, e cila nuk kishte veshur asgjë përveç një rroba banjo, ishte lidhur dhe e mbyllur në hotelin ekskluziv "No Address" të Parisit.
"E gjetëm shumë të traumatizuar. Ajo ishte ulur në divan sepse arriti të çlirohej pasi sulmuesit e saj u larguan”, ka thënë Michel Malecot, shefi i brigadës antibandit.
Edhe
Kim Kardashian dëmshpërblehet me 1 euro për grabitjen e armatosur ndaj saj në Paris
"Ne gjetëm copa shiriti, copa zinxhirësh që ishin përdorur për të lidhur viktimat”, ka thënë ai duke iu referuar Kardashianit dhe rojës së natës që ishte në hollin e hotelit.
Kim ishte vetëm në dhomën e saj atë natë.