Janë mbyllura pas më shumë se një viti hetimet për grabitjen e Rinasit, e ndodhur më 9 prill 2019.
Organi i akuzës ka nisur për gjykim dosjen, ndërsa pritet të dalin para trupës gjykuese personat e arrestuar dhe të dyshuar për megagrabitjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”.
Prokuroria ka vendosur të marrë si të pandehur 8 të dyshuar mes tyre vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Në dosje për gjykim do të shkojnë edhe Talo Çela, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimit Cela, Elton Pikli si edhe Alkond Bengasi.
Ndërkohë kujtojmë se muaj më parë u pushua hetimi për “Dajën”, Ragip Hajdinin, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit.
Pas një përplasje me Policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës pasi së bashku grabitën blindat po 2 vite më parë afër Rinasit/Shekulli.
-
Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala për grabitjen spektakolare para një viti në Rinas
-
156 vjet burgim për grupin që grabiti në Aeroportin e Rinasit
-
Vdes Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova në rastin e grabitjes në Rinas
-
Një i vrarë dhe një i plagosur afër aeroportit të Rinasit në Shqipëri
-
Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, që dyshohen për kalime ilegale të kufirit