Policia e Tiranës ka konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur afër Aeroportit të Rinasit, pas një atentati.
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore”, thuhet në raportin e Policisë së Shqipërisë.
Ndërkohë, grupi hetimor, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mediat kanë raportuar se automjeti i dyshuar prej nga erdhën të shtënat, u largua me shpejtësi drejt Fushë-Krujës.
Në vendngjarje, sipas videove të publikuara në mediat e Shqipërisë, shihen Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe njësitë speciale RENEA, të cilët janë angazhuar edhe në kërkim të të dyshuarit.