Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të dyshuarit A.S për keqpërdorim të të dhënave të kartelave bankare të klientëve.
A.S. menaxher në një dyqan në Podujevë dyshohet se ka lëshuar çeqe pa mbulesë apo të rrejshme, ndërsa ka përdorur kartelat bankare të klientëve duke investuar më pas me kartela të tyre në kriptovaluta.
“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke ia caktuar A.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të pandehurit A.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 23, paragrafi 3 nenit 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim të Gjykatës.
-
Kërkohet paraburgim për personin që keqpërdori kartelat e klientëve duke blerë kriptovaluta
-
Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të kartelave bankare të klientëve në Podujevë
-
Menaxheri i një dyqani në Kosovë arrestohet, dyshohet se me kartela të klientëve bleu kriptovaluta
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që keqpërdori kartelat bankare
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve