Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit”.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se personi me inicialet A.B., në bashkëkryerje me personin D.Zh., kanë përdorur në mënyrë të paautorizuar kartelën bankare “Visa”, të cilën paraprakisht e kishin modifikuar.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 29 maj 2019, në bashkëkryerje me personin D.ZH., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe personin tjetër kanë përdorur në mënyrë të paautorizuar kartelën bankare ‘Visa’ të cilën paraprakisht e kishin modifikuar si dhe i kishin regjistruar të dhënat në mënyrë të paautorizuar në kartelën bankare, duke tentuar që të tërheqin para nga bankomati. E njëjtat iu konfiskohet nga bankomati në mënyrë automatike, me ç ‘rast të njëjtit kishin tentuar të kryejnë veprën penale e cila kishte mbetur në tentativë”, thuhet në komunikatë.
-
Një i arrestuar për keqpërdorim të kartelave bankare, kreu blerje në vlerë 17.400 euro
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që keqpërdori të dhënat e kartelave bankare të klientëve
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Arrestohet 24-vjeçarja për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë