Një person është arrestuar në Ferizaj për shkak se dyshohet të ketë kryer veprat “lëshim i çeqeve pa mbulesë apo të rreme” dhe “keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.
Bëhet e ditur se hetimi i kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit i cili ka keqpërdorur kartela të ndryshme bankare dhe ka kryer blerje në dyqane të ndryshme në vlerë rreth 17.400 euro.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa fletëpagesa bankare.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lidhur me të njëjtin rast ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet
-
Arrestohet 24-vjeçarja për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare
-
Një shtetas turk arrestohet për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë