Robert Rrahmani e ka shënuar golin e vetëm për Gjilanin dhe ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij në derbin ndaj Ballkanit.
Ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan të mërkurën mbrëma, gjilanasit e fituan 1:0.
Për Gjilanin është fitorja e tretë, dhe e para pas një barazimi e një disfate. Ndërkohë, Ballkani e pësoi humbjen e dytë. Kishte ecuri prej tri fitoreve të njëpasnjëshme.
Rrahmani realizoi në minutën e 66-të për mrekulli nga afërsia.
Gjilani me dhjetë pikë del i treti dhe e kalon në renditje Ballkanin që i ka nëntë pikë.
Edhe
Shënohet goli i dytë në Gjilan
Të enjten nga ora 19:00 luhet ndeshja përmbyllëse e xhiros së pestë. Dukagjini e pret Malishevën.
Zhbllokohet ndeshja në Gjilan
Gjilani ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Ballkanit në terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Golin për 1:0 e shënoi në minutën e 66-të e shënoi Robert Rrahmani.
Pjesa e parë në Gjilan, e barabartë
Gjilani dhe Ballkani janë duke e zhvilluar ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe
Fitore e rëndësishme e Gjilanit në Ferizaj
Por, pjesa e parë është mbyllur e qetë, pa gola dhe me pak raste për shënim.
Ky ballafaqim po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.