Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Malisheva, Gjilani është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra gjilanase ka arritur fitore të rëndësishme duke e mposhtur Ferizajn në udhëtim me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi javës së pestë.
Golin e fitores për Gjilanin e realizoi Robert Rrahmani në minutën e 83-të.
Rrahmani asistoi edhe krejt në fund të ndeshjes për Senad Jaroviqin, por goli i qendërsulmuesit u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Skuadra ferizajase luajti edhe me një futbollist më pak në fushë pasi Ardit Topalaj u ndëshkua me karton të kuq.
Për Ferizajn ishte disfata e tretë radhazi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Gjilani
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Ferizaj – Gjilani.
Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.