Skuadra e Gjilanit e ka nisur edicionin e ri në Superligën e Kosovës me fitore.
Gjilani në nisje të kampionatit të ri të premten pasdite e ka mposhtur Feronikelin 74 në udhëtim me rezultatin 3:1.
Granit Jashari e realizoi golin e parë për skuadrën gjilanase në minutën e shtatë.
Golin e dytë e realizoi mesfushori Hamdi Namani në minutën e 48-të.
Namani realizoi supergol nga distanca.
Edhe
Gjilani i afrohet kreut dhe thellon krizën e Ferizajt
Një supergol u shënua edhe nga Indrit Prodani për Feronikelin 74 në minutën e dytë. Por goli i Prodanit u anulua për shkak të prekjes me dorë gjatë ndërtimit të aksionit nga sulmuesi Ivan Deliq.
Bleart Tolaj nga penalltia në minutën e 84-të realizoi për 3:0.
Nga pika e bardhë edhe Shpresim Zogu e realizoi golin e vetëm për Feronikelin 74 në minutën e 89-të.
Gjilani edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin në pozitën e pestë me 51 pikë.
Feronikeli 74 u rikthye në Superligë pas një viti të kaluar në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.
Supergol nga Namani, Gjilani dyfishon epërsinë
Hamdi Namani ka shënuar supergol për Gjilanin që po udhëheq 2:0 ndaj Feronikelit 74.
Namani nga distanca shënoi gol të bukur në minutën e 48-të.
Edhe
Fitore e rëndësishme e Gjilanit në Ferizaj
Është ndeshja e parë e edicionit të ri të Superligës së Kosovës.
Gjilani në epërsi pas pjesës së parë
Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 0:1 ndaj Feronikelit 74.
Granit Jashari në minutën e shtatë e shënoi golin e epërsisë për skuadrën gjilanase.
Pesë minuta më herët, Indrit Prodani shënoi supergol për Feronikelin 74. Por goli i Prodanit u anulua për shkak të prekjes me dorë gjatë ndërtimit të aksionit nga sulmuesi Ivan Deliq.
Është ndeshja e parë e edicionit të ri të Superligës së Kosovës.
Gjilani në epërsi ndaj Feronikelit
Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 74.
Edhe
Fitorja e pestë radhazi për Prishtinën