Dogana e Kosovës ka zbuluar e sekuestruar sot sasi të madhe të drogës, e cila po bartej me një kamion.
Droga me peshë 83.5 kg e llojit heroinë, është zënë sot në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit dhe ajo ishte e fshehur në pajisje për ndriçim. Bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.
Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media të mërkurën mbrëma, kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.
“Kemi gjetur sasinë e cila përafërsisht arrin në 83,5 kg. Hetuesit policor më pas kanë marrë veprime në terren në bashkëpunim me kryeprokurorin dhe kemi vazhduar në bastisjen në Prishtinë dhe Pejë. Deri më tani janë 7 persona të ndaluar të ndaluar për 48 orë dhe dy persona janë në kërkim. janë konfiskuar 2 vetura dhe kemi involvuar edhe autokrimet dhe njësinë e hetimeve financiare. Drejtoria e Antidrogës falënderon Doganën për bashkëpunimin dhe koordinim e ashtu edhe Policinë kufitare e cila ka ofruar mbështetjen në të gjitha rastet e deritanishme”, ka thënë drejtori i Njësisë Antidrogë, Reshat Murseli.
-
Rreth 18 kilogramë sasia e drogës së konfiskuar në Ferizaj, arrestohen edhe dy persona
-
Sekuestrohen 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona
-
Rreth 40 mijë përdorues të drogave në Kosovë, shumë nga ta nën moshën 20 vjeç
-
Kërkohet paraburgim ndaj 7 të dyshuarve për 83.5 kg heroinë
-
Në aksionin e djeshëm ku u kapën 83 kg drogë u arrestua edhe një shtetas turk